RMV, po rritet numri i të vaksinuarve, por edhe i të infektuarve

Dje, pas një kohe të gjatë, u regjistruan tetë të vdekur nga Kovid-19 në 24 orë dhe 588 të infektuar. Paralelisht me rritjen e numrit të të infektuarve, rritet edhe interesi për vaksinimin. Deri më tani, mbi gjysmë milioni qytetarë janë vaksinuar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se deri më tani janë vaksinuar 32 përqind e banorëve të rritur në vend, transmeton Portalb.mk.

Në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 552.263 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e morën 8.202 qytetarë, ndërsa gjithsej u vaksinuan 14.928 qytetarë. Në vend, gjithsej janë aplikuar 998.876 doza vaksinash, kurse 446.613 qytetarë janë rivaksinuar.

Faqja e internetit vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e termineve për vaksinimin e fëmijëve.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes, zvogëlon mundësimin për tu sëmurur, si dhe rezultatin e saj fatal”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Përveç rritjes së numrit të të vaksinuarve, po rritet edhe numri i të infektuarve. Pas një kohe të gjatë, dje u regjistruan tetë vdekje, 588 të infektuar nga 5.780 teste të kryera. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 3.135.

Në Shkup numri i rasteve aktive është rritur në 1053, kurse në Tetovë 755. Vijon Gostivari me 370 raste aktive, Kumanova – 193, Kërçova – 161, Strumica – 88, Manastiri – 75, Dibra – 71, Ohri dhe Struga me nga 67 raste aktive. Në qytetet e tjera, ka më pak se 50  të infektuar, ndërsa Bogdanci, Krusheva, Demir Hisari, Kratova, Dojrani dhe Negotina janë ende pa asnjë rast pozitiv.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 159.269, i pacientëve të shëruar është 150.613, kurse i të vdekurve 5.521.

Nga e hëna, do të fillojnë masat e reja kufizuese, të cilat parashikojnë që vetëm ata që kanë marrë të paktën një dozë vaksinë të mund të hyjnë në objektet hotelerike që kanë kapacitet mbi 30 mysafirë.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Aneta Simeska-Dimoska në takimin e djeshëm diskutuan për zbatimin e vendimit për rekomandimet parandaluese, masat e përkohshme, protokollet e synuara, planet dhe algoritmet për veprim për mbrojtjen kundër kovid-19.

Siç informoi ministri përmes profilit të tij në Facebook, nga e hëna do të pasojnë kontrollet e intensifikuara. – “Prandaj vaksinoheni për të mbrojtur shëndetin tuaj”, shkroi Bekteshi.

Me masat e fundit për mbrojtjen dhe parandalimin nga kovid-19 të miratuara nga Qeveria ndalohet çdo lloj ngjarjeje dhe pune e objekteve hotelerike në ambient të mbyllur nga 16 gushti dhe vërtetim i detyrueshëm i vaksinimit, të paktën me dozën e parë, gjatë hyrjes në ngjarje ose objekt me më shumë se 30 të pranishëm n[ ambient të hapur që nga 15 gushti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button