Mediat holandeze të bindura për transferimin e futbollistit të Interit

Christian Eriksen mund edhe të mos zbresë më në fushë në karrierën e tij. do të ishte diçka e kuptueshme pas arrestit kardiak që pësoi gjatë kampionatit Europian, megjithatë duket se vetë danezi kërkon të luaj sërish dhe ka marrë edhe aprovimin e mjekëve që pas disa kohësh duke kryer natyrisht edhe cdo ekzaminim mund ti rikthehet dalëngadalë aktivitetit fizik, raporton SS.

29-vjeçari është nën kontratë me Interin deri në vitin 2024, por vështirë që nëse rikthehet në fushë ta bëjë diçka të tillë me zikaltërit. Erikseni i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale duke instaluar një aparat që shërben si një mini-defibrilator i cili do të ndihmonte zemrën në çdo rast rreziku, por në Itali të luash me këtë aparat është e ndaluar dhe në këtë mënyrë për të vijuar karreirën në Serinë A i duhet ta heqë.

Diçka të tillë sigurisht futbollisti nuk ka ndërmend ta bëjë, për këtë arsye tashmë në skenë ka dalë ish klubi i tij Ajaksi i Amsterdamit, madje mediat holandeze raportojnë se akordi me lojtarin është arritur madje pritet të mbyllet shumë shpejt dhe marrëveshja me Interin aq sa janë programuar edhe testet mjekësore që i paraprijnë firmës mbi kontratë.

Në Holandë të luash me një aparat në zemër është e lejuar dhe prej vitesh e bën diçka të tillë një tjetër lojtar i Ajaksit, Daley Bilnd. Për Erkisen do të ishte një rikthim në shtëpi, sepse u bë pjesë e “harkëtarëve” në moshë 18-vjeçare, luajti 163 ndeshje duke fituar 3 tituj kampion përpara se në 2013 të transferohej tek Tottenhami për 14 milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button