Reshjet e dendura të shiut shuajnë vatrat e zjarrit në Kukës, por shkoi në dy numri i viktimave nga zjarret në Shqipëri

Reshjet e dendura të shiut që filluan pasditen e sotme kanë shuar vatrat aktive të zjarrit në zonën e Kukësit. Burime për ABC nga shtabi i emergjencave bëjnë me dije se intensiteti i reshjeve është i dendur në zonat ku ishin vatrat aktive.

Shiu vijon prej më shumë se një ore në Kukës, Has, Tropojë e Pukë. Fatmirësisht reshjet shuan vatrat, ku prej ditësh ishin aktive. Situata mbi tunelin e Kalimashit ishte kritike. Shërbimet Zjarrfikëse, Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës ishin në betejë me flakët, ndërsa terreni i vështirë e bëri të vështirë shuarjen e plotë të zjarrit.

Ndryshe, EN raportoi që Tatjana Haxhiaj, 57 vjeçe, humbi jetën sot një javë pas të shoqit Andrea Haxhiaj, të cilët u dogjën nga flakët në Gjirokastër. Prej 3 gushtit Tatjana ishte e shtruar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, me djegie të rënda, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. Kështu bilanci tragjik i zjarreve në Shqipëri ka shkuar në dy viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button