Beari do të jetë trajneri i futbollit i Maqedonisë së Veriut në grupmoshat U-19

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll në grupmoshat deri U-19 do të udhëhiqet nga Dashmir Beari, duke zhvilluar ndeshjet e para në javën e parë të shtatorit, transmeton Portalb.mk.

“Ish-trajneri i disa klubeve të Maqedonisë (Renova, Gostivari, Drita, Vllazërimi) dhe ndihmës trajner në Al Read të Arabisë Saudite dhe ish udhëheqës i përfaqësueses U15 të Maqedonisë, Dashmir Beari është emëruar për seleksionues te përfaqësuesja U19 e Maqedonisë”, njoftojnë nga Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut.

U-19 sfidën e radhës e ka në Slloveni prej 1 deri më 7 shtator, ku do të marrin pjesë përveç nikoqirëve edhe Franca, Brazili, Rusia dhe Arabia Saudite. Ky ekip më 6 dhe 8 tetor në Shqipëri do të luajë dy ndeshje kualifikues për në Evropianin e radhës, ku në grup e ka edhe Francën dhe Serbinë.

“Do të punojë profesionalisht dhe drejtë. Sigurisht në bashkëpunim me të gjithë trajnerët tjerë dhe seleksionuesit në kategoritë më të reja me qëllim që sa më mirë të përgatitim ekipin. Na presin turne dhe ndeshje të forta, por kjo është një mundësi për përparim të kësaj gjenerate”, deklaroi Beari, duke e falënderuar Federatën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button