Naco Jovçevski – një bletar i ri i cili jeton nga bletaria dhe punon për të ruajtur bletën autoktone

Naco Jovçevski tashmë gjysmën e jetës së tij merret me bletari, duke filluar në moshën 16 vjeç kur kishte një familje bletësh, kurse tani ky numër ka arritur në 400. Në një bisedë me “Meta.mk” ai tha se bletët i mban në katër vende të ndryshme nën Pelister, ndërsa në bletoren “BN” në Dihovë, bën prezantime për turistët dhe i shet produktet e tij, transmeton Portalb.mk.

Krejt filloi kur në vitin 2005 ai u desh t’i sillte bletët nga Mariova në Dihovë. Gjyshi e tij i ka mbajt bletët në një shkëmb, ashtu si në filmin “Toka e mjaltit”.

“Një vrimë bëhet në një shkëmb, mbyllet me një pllakë që mbulohet me pleh bagëtie, por lihet një vrimë. Bletët hynë brenda dhe shumohen natyrshëm. Në vitin 2005 nuk kishte kush të merrte bletët, kështu që unë isha ai i cili i zbriti ato prej në Mariovë  dhe i solla këtu. Që atëherë, ato janë profesioni im dhe jetoj duke i kultivuar”, tha Jovçevski, i cili prodhon dy lloje mjalti, të livadhit nga Dihova dhe të pyllit nga shpatet e Pelisterit.

Përveç mjaltit, produktet e tjera të bletëve janë pelte mbretërore, poleni, propolisi, dylli, helmi i bletës dhe si produkt indirekt është ajri nga familjet e bletëve që është në dhomën API.

Idenë për dhomën API, e cila është pjesë e bletarisë së tij në Dihovë, nga Sllovenia ku ka të zhvilluar API turizëm të mirë. Me ndihmën e ventilatorëve, ajri nxirret nga kosheret e bletëve dhe ai ajër është shumë më i pastër se jashtë, sepse vjen nga fermentimi i produkteve të bletëve.

Jovçevski i rrit bletët në mënyrë komerciale në arka dhe tradicionalisht në shporta (thurje me degë lajthie të ndërthurura me hardhi të egra, ndërsa izolimi është me pleh bagëtie dhe bar të copëtuar). Ai thotë se nuk ka asnjë dallim në cilësinë e mjaltit të firuat me bletaria tradicionale dhe komerciale.

This slideshow requires JavaScript.

Ndotja dhe ndryshimet klimatike kanë efekt shkatërrimtar për bletët

Ndryshimet klimatike, thotë Jovçevski, kanë ndikim të keq tek bletët, ndërsa ai e ndjen këtë sepse ka një zhvendosje kohore për kullosje të bletëve.

“Në janar-shkurt kishim temperatura mbi mesataren që u rritën në 18 gradë. Bleta jonë është përshtatur me kushtet e tjera. Zakonisht është ftohtë, nuk ka nektar dhe mbretëresha ndalet dhe nuk hedh vezë. Por në janar, në 18 gradë, bletët filluan të fusin polen i cili është ushqimi i tyre me  proteine, nxituan duke menduar se ishte sezoni dhe filluan të zhvillohen. Pas kësaj në mars ne kishim temperatura prej minus 22 gradë, për të cilat ata kanë nevojë për shumë më tepër energji për të rritur atë vatër. Për të rritur një bletë Në temperatura minus, duhet të vdesin dy, sepse i ushqejnë larvat dhe e ngrohin vazhdimisht për 21 ditë. Kushtet e motit u përzien dhe bletët, në vend që të fillonin të zhvilloheshin në mars, gjatë asaj periudhe për shkak të të ftohtit ata ngecën. Kishim humbje të familjeve të bletëve” shpjegon Jovçevski.

Gjithashtu, thotë bashkëbiseduesi ynë, ndodh që kur ka lulëzim intensiv të luleve në livadhe dhe të akacieve, të ketë reshje të mëdha shiu pas disa ditësh, të cilat janë të pafavorshme për mbledhjen e polenit. Në vjeshtë, periudha e gjatë e thatë është gjithashtu e pafavorshme për bletët.

Por ajo që është më e dëmshme për ta është ndotja, pra përdorimi i tepërt i pesticideve në bujqësi.

“Fara është aq shumë e spërkatur saqë helm ka edhe në vesën e misrit dhe ndodh që kur bleta të shkojë të pijë ujë, të helmohet. Ekziston një listë e vogël e zezë e pesticideve të ndaluara në Maqedoni, por ato ende përdoren. Franca është vendi i parë në Evropë e ndoshta në botë, i cili i ka ndaluar të gjitha pesticidet, që i vrasin bletët, e që përdoren në bujqësi”, tha Jovçevski.

Ruajtja e bletës autoktone të Maqedonisë dhe disa fakte interesante

Jovçevski është pjesë e ekipit të bletarëve, të cilët punojnë për të ruajtur bletarinë autoktone në Maqedoni. Qëllimi, thotë ai, është të mbarështojmë bletën tonë autoktone që tashmë është përshtatur me kushtet tona dhe mbijeton më mirë.

“Por bleta jonë nuk është përzgjedhur kurrë që nga viti 2012 filluam një aktivitet me të cilin filluam ta përzgjedhim. Përzgjedhja përbëhet nga prodhimi i vajzave më të mira nga nënat më të mira. 50% mund t’i përzgjedhim në kushte natyrore, sepse e zgjedhim vetëm nga nëna. Ne nuk mund të zgjedhim një baba sepse brenda një rrezeje prej 2 kilometrash nuk duhet të kemi ndërhyrje të familjeve të bletëve”, shpjegon Jovçevski.

Gjëja interesante për bletët, thotë ai, është se ata ndjejnë stresin e njerëzve, nervozizmin, energjinë negative dhe në ato raste kafshojnë. Ajo që është gjithashtu interesante është se, sipas Jovçevskit, bletët kanë sistemin më të përsosur të orientimit në natyrë, pavarësisht se ku barten arkat e tyre, gjegjësisht ku zhvendosen.

Tërë organizimin në familjen e bletës e mban mbretëresha, ndërsa bletët më të vyeshme jetojnë vetëm 40 ditë sepse punojnë shumë dhe harxhohen. Mbretëresha jeton deri në katër vjet dhe jetëgjatësia është falë ushqimit që e konsumon. Ushqehet me pelte mbretërore dhe në sezonin aktiv shtron nga 2 deri në 3 mijë vezë, 2 deri në 3 herë më shumë se pesha e sa trupore.

Pjesa e brendshme e kosheres lyhet me propolisin e prodhuar nga bletët, që është antibiotik natyral dhe antiseptik, m ç’rast është edhe dezinfektues i brendisë për mbrojtje nga bakteret.

Mjalti i mbyllur në huall mjalti nuk prishet. Sipas Jovçevskit, ka të dhëna se në piramidat egjiptiane është gjetur mjaltë prej para 3000 vjetësh i cili ka qenë në huall mjalti dhe nuk ishte i prishur.

Jovçevski ka fituar shumë certifikata dhe çmime dhe është pjesë e shumë projekteve që punojnë për të ruajtur bletarinë si profesion nga i cili ai jeton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button