RMV, Ministria e Shëndetësisë: Ka rritje të interesimit për vaksinim

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, është hasur rritje e konsiderushme e interesit të qytetarëve për vaksinim. Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar gjithsej 14,928 qytetarë, kurse dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 8.202 qytetarë. Deri më tani janë aplikuar gjithsej 998.876 doza të vaksinave ndërsa 446.613 qytetarë janë rivaksinuar, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se sipas shifrave të fundit, 66% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 63% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 59% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 48% e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë, dhe se vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja.

Në vend deri më tani janë aplikuar gjithsej 998,876 doza vaksinash, kurse me të dyja dozat janë vaksinuar 446.613 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button