Janë paguar mbi 617 milionë denarë subvencione bujqësore

Janë paguar 617.6 milionë denarë si subvencion për 11,785 fermerë të cilët që kanë shënuar kokë bagëtish, dhi dhe që kanë mbajtur qingja, njoftoi sot Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Drejtoresha Nikica Baçovski, informoi se janë paguar fonde për 206 prodhues duhani të cilët kanë shlyer borxhet për ujë dhe kullotje. 11.4 milionë denarë u transferuan në llogaritë e prodhuesve të duhanit për duhanin e prodhuar dhe dorëzuar nga korrja e vitit 2020.

“Në ditët në vijim pritet të paguhen subvencione për zonat e mbjella me material faror të certifikuar, dhe do të pasojë pagesa e të gjithë atyre që plotësuan kushtet për marrjen e mbështetjes financiare për masën 2.17, pagesa direkte për familjen e regjistruar të bletëve. Gjatë javës së ardhshme, përpunimi i kërkesave për qumësht të prodhuar dhe dorëzuar vazhdon, pas së cilës të gjithë atyre që i kanë plotësuar kushtet do t’u paguhet mbështetja financiare.” tha Baçovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button