MPB: Në 24 orët e fundit janë angazhuar 650 policë për shuarjen e zjarreve në RMV

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se gjatë 24 orëve të fundit (në periudhën nga ora 07.00 më 10.08.2021 deri në ora 07.00 sot), MPB ka angazhuar 650 policë në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve në territorin e RMV-së. Nga MPB thonë se janë kryer 221 patrulla me motor dhe janë përdorur 163 automjete, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB apelojnë që të respektohet rreptësishtë ndalimi i lëvizjes në zonat pyjore, dhe qytetarët të përmbahen nga ndezja e zjarreve, plehrave, kashtës në fushë, të mos lënë shishe qelqi apo objekte të tjera që kanë qenë të ekspozuar për një kohë të gjatë në diell dhe që mund të shkaktojnë zjarr.

Shkaktimi i zjarreve në male me dashje ose nga pakujdesia është krim, i cili sanksionohet me parashtrimet e duhura dhe për të cilat parashikohet një dënim me burg deri në 8 vjet (neni 227 i Kodit Penal), në varësi të llojit të zjarrit dhe nga rrethanat dhe pasojat e tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button