Nuk është e vërtetë që Izraeli ka filluar me vendosjen e çipave tek fëmijët

Në një postim në Facebook është ndarë një video e një deklarate të bërë nga Benjamin Netanyahu, ish Kryeministri i Izraelit, e dhënë një vit më parë, por që paraqitet si diçka e re dhe për të cilën në mënyrë të rreme pretendohet se Netanyahu është pro vendosjes së çipave tek fëmijët. Por ai nuk përmend askund çipa për fëmijët, por vetëm sensorë që do të alarmojnë nëse fëmijët afrohen në një distancë prej më pak se dy metra, aq sa është e nevojshme për të shmangur transmetimin e koronavirusit. Vetë Netanyahu e ka demantuar lajmin sipas të cilit ai dëshiron që fëmijëve tu vendosë çipa, pas publikimit të tij nga portali „Inet”, raportoi „Jerusalem Post”. Izraeli nuk ka filluar me vendosje të çipave tek fëmijët, e as nuk po përgatitet për një gjë të tillë, shkruan Vërtetmatësi.

Postimi në Facebook keqpërdor një lajm të rremë të vjetër me qëllim që të dezinformojë publikun se Izraeli do fillojë me vendosjen e çipave tek fëmijët dhe e gjithë kjo bëhet në kontekst të teorive tashmë të njohura të konspiracionit që kanë të bëjnë me pandeminë e Kovid-19, sipas të cilave po përgatitet vendosje e çipave tek njerëzit që do mundësojnë kontrollimin e tyre.

IZRAEL

„Teoricientët e konspiracionit” vazhdimisht janë ndaluar për shkak të pretendimeve se po përgatitet vendosje e çipave  për të kontrolluar popullsinë e botës. Epo, ja ku filloi të bëhet. Izraeli ka njoftuar se ka në plan të fillojë me mikroçipimin e qytetarëve të tij, sidomos të fëmijëve. Të gjitha për mirë, haha, pedofili, etj. Gjithashtu duan të vendosin edhe një audio alarm që do të parandalojë afrimin dhe kontaktet mes njerëzve, thuhet në postim.

Në postim është ndarë një video e një deklarate të bërë nga Benjamin Netanyahu, ish -kryeministri i Izraelit, dhënë një vit më parë, në vitin 2020, e që është paraqitur  si e re.

Kam biseduar me ekspertët e teknologjisë për të gjetur masa që do të ishin të mira për izraelitët, si sensorët, për shembull, çdo person, çdo fëmijë, unë jam për që fëmijët të jenë të parët, që të kenë një sensor që do të alarmojë nëse afrohen shumë, si ai tek makinat, thotë Netanyahu.

Ai nuk përmend askund çipa për fëmijët, por vetëm sensorë që do të alarmojnë nëse fëmijët afrohen në një distancë prej më pak se dy metra, aq sa është e nevojshme për të shmangur transmetimin e koronavirusit.

Netanyahu këtë deklaratë e ka bërë në maj të vitit 2020 kur ishte Kryeministër i Izraelit. Izraeli nuk ka filluar me vendosje të çipave tek fëmijët, e as nuk po përgatitet për një gjë të tillë, siç pretendohet në postim. Gjithashtu, Netanyahu nuk është më Kryeministër i Izraelit dhe deklarata e tij nuk ka ndonjë peshë në kontekstin e sotëm.

Vetë Netanyahu e ka demantuar lajmin e rremë sipas të cilit ai dëshiron që fëmijëve tu vendosë çipa, pas publikimit të tij nga portali Inet”, raportoi Јеrusalem post“.

Teoritë e konspiracionit shpesh herë gabojnë. Ne biseduam për një lodër për fëmijë, një byzylyk që çdokush mund të vendosë vetë nëse do e mbajë, ka thënë Netanyahu, duke hedhur poshtë, siç thotë ai, legjendën urbane se kanë për qëllim vendosjen e çipave tek fëmijët, shkruan Јеrusalem post“.

Nga ajo që u tha më sipër, mund të konkludojmë se Izraeli nuk do fillojë të vendosë çipa tek fëmijët, gjë që edhe një herë e hedh poshtë teorinë konspirative se pandemia ka për qëllim kontrollimin e popullsisë së botës. Prandaj, këtë postim në Facebook ne do ta vlerësojmë si të rremë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button