Në RMV do të arrijnë tre Gjeneralë nga Shërbimi i zjarrfikësve të Francës

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani njoftoi se në këtë kohë sfidash, lajmi i mirë është demonstrimi i solidaritetit evropian. Pas ndihmës nga vendet- anëtare të BE-së, si: Austria, Sllovenia, Rumania dhe Bullgaria, si dhe vendi fqinj Serbia, nga nesër edhe Franca bashkëngjitet në përpjekjet për shuarjen e zjarreve në vend, transmeton Portalb.mk.

“Nesër, që në mëngjes, në dispozicion do të kemi tre Gjeneralë nga Shërbimi i zjarrfikësve të Francës, të cilët janë ekspertët më të mirë për zjarret e mëdha dhe të rrezikshme. Ndihma e Francës do të jetë e plotësuar edhe me pajisje të sofistikuar të përbërë nga dronë me pilot/ operatorë francez, të cilët do të ndihmojnë në pjesën e identifikimit, mapimit dhe informimit të hershëm të rajoneve, vatra potenciale të zjarreve, si pjesë e rëndësishme e operacionit për shuarjen e zjarreve” njofton  Osmani.

Inkuadrimi i Francës vjen për shkak ekspertizës së lartë që posedojnë në shuarjen e zjarreve të pyjeve, pas koordinimit të suksesshëm të rrjetit tonë diplomatik. Solidariteti dhe ndihma e aleatëve tanë në këto momente krizash është më shumë se e mirëseardhur në tejkalimin e krizës, e njëherazi paraqet edhe shprehjet të vërtetë të solidaritetit evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button