Këta kushte duhet të plotësojnë tifozët për të ndjekur ndeshjet e Premier League-s, ndërsa Freiburgu ka ofertë tjetër

Tifozët e futbollit, që duan të ndjekin nga afër ndeshjet e Premier League-s, duhet të tregojnë në sportelet e stadiumeve prova që janë vaksinuar ose kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë ditët e fundit, raporton SS. Ky është vendimi që ka marrë Liga elitare e futbollin në Angli, për të parandaluar infektimet nëpër impiante.

Ky dispozitë do të zbatohet nga fillimi i sezonit 2021-’22 me ndeshjen inauguruese e cila është caktuar për t’u zhvilluar më 13 gusht, mes Brentfordit të sapongjitur në elitë dhe Arsenalit.

Qeveria britanike deri më tani ka refuzuar të prezantojë një leje të detyrueshme shëndetësore, por klubet tashmë janë gati të përballen me një ndryshim të mundshëm në muajt e ardhshëm, me qëllim mbushjen e stadiumeve. Protokolli shëndetësor parashikon gjithashtu përdorimin e maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura. Nëntë pjesëtarë të një klubi të Premier League-s, lojtarë dhe pjesëtarë të stafit, rezultuan pozitivë në raundin e fundit të testeve pak ditë para nisjes së kampionatit.

Skuadra e Freiburgut në Bundesligë ka gjetur një mënyrë për të kontribuar në parandalimin e infektimeve me Koronavirus. Klubi gjerman ka njoftuar se kushdo që do të vaksinohet mes të premtes dhe të dielës në panairin e Freiburgut do të ketë mundësinë të marrë një biletë falas për një ndeshje që do të zhvillohet në shtëpi. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë vënë në dispozicion 1100 bileta për tifozët që do të vaksinohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button