RMV, u arrestua pasi tentoi të kalojë kufirin në Tabanoc me pasaportë të një personi tjetër

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur një shtetas të Shqipërisë duke tentuar të kalojë kufirin me pasaportë të një personi tjetër, transmeton Portalb.mk.

“Në Kalimin Kufitar “Tabanoc” u arrestua 22 vjeçari E.Z. nga Shqipëria, pasi gjatë kontrolleve ishte konfirmuar se ai kishte paraqitur pasaportë të 23 vjeçarit D.B. nga Shqipëria”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Rasti kishte ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ndërsa për ndjekjen e procedurave në vazhdim, ai ishte dërguar në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button