Zjarri në Kalimash drejt shuarjes, aktive vetëm dy vatra

Vatra e madhe e zjarrit mbi tunelin e Kalimashit është e izoluar dhe drejt shuarjes. Abcnews.al mëson se kanë mbetur dy vatra aktive, raporton ABC. Njëra ne Leproj tek Maja e Rrunës, ndërsa tjetra në Thirrë të Fanit ku rrezikohen dy banesa. Zjarri në këtë zonë favorizohet edhe nga erërat.

Po punohet nga grupet operacionale të përbashkëta të Shqipërisë dhe Kosovës.

Bëhet me dije se grupet janë planifikuar për të punuar edhe gjatë natës për t’i vendosur flakët nën kontroll. Sakaq, në Majën e Rrunës për shkak të terrenit të vështirë, mund të vihet nën kontroll dhe të izolohet vetëm nga ajri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button