Çmimi i prodhimeve industrial ka shënuar rritje për 11.8 % në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut prodhimet industrial në përgjithësi kanë shënuar rritë për 11.8% në krahasim me qershorin e kaluar, ndërsa në krahasim me muajin e kaluar 1.9%, transmeton Portalb.mk. Vetëm në tregun e jashtëm, kemi rritje për 14.4% në nivel vjetor, ndërsa në krahasim me muajin paraprak është shënuar rritje për 2.2%.

“Në muajin qershor 2021, krahasuar me muajin maj 2021, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 5.2 %, në sektorin Industria përpunuese për 1.5 % dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 3.4 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në qershor të vitit 2021, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 45.0 %, dhe në sektorin Industria përpunuese për 12.2 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button