Kosovë, dy viktima dhe 562 raste të reja me Covid-19

Në Kosovë sot janë regjistruar 562 raste të reja, bazuar në 5,272 mostra të testuara, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton REL.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy viktima nga koronavirusi. Të vdekurit janë nga Prizreni dhe Rahoveci.

Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Prishtinë, 100 e pasuar nga Klina me 46 dhe Gjilani me 44 të infektuar.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 164 persona.

Në njoftim thuhet se janë shëruar 78 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2.640.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 110,756 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,273 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në Kosovë ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Përgjatë së hënës ndonjërën nga këto vaksina e kanë marrë 17.085 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 170.852 ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 504.817.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button