Kina siguroi 770 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 për vendet e huaja

Kina u bë vendi që siguroi ndihmën më të madhe të vaksinave në botë në pandeminë e COVID-19. Kina deri më sot ka dërguar 770 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri COVID-19 në vendet e huaja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, Kina u bë vendi që siguroi ndihmën më të madhe të vaksinave në botë në pandeminë e COVID-19. Numri i dozave të dërguara jashtë vendit nga Kina arriti në 770 milionë.

Presidenti kinez, Xi Jinping, në mesazhin që publikoi me rastin e Forumit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit të Vaksinave COVID-19 më 5 gusht, deklaroi se vendi i tij synon të sigurojë 2 miliardë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti. Ai gjithashtu njoftoi se do të dhurojë 100 milionë dollarë për Programin Global të Aksesit të Vaksinave COVID-19 (COVAX), mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Duke theksuar se Kina është e angazhuar për t’i bërë vaksinat COVID-19 për një të mirë publike globale, Xi tha se “Kina do të bëjë çmos për të ndihmuar vendet në zhvillim të luftojnë pandeminë COVID-19”.

Vaksinat kundër COVID-19 të prodhuara nga kompanitë kineze Sinopharm dhe Sinovac aplikohen në më shumë se 100 shtete. Vaksinat e miratuara nga OBSH-ja për përdorim urgjent dërgohen gjithashtu në vendet në nevojë brenda fushës së programit COVAX.

Sipas të dhënave të OBSH-së, shkalla e vaksinimit në vendet me të ardhura të larta është deri në 51,15 për qind, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta është ende 1,36 për qind.

Sipas faqes së internetit “Ourworldindata”, ku përpilohen të dhënat e vaksinave, Kina është vendi ku janë aplikuar më së shumti vaksina, me 1 miliard 780 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button