Alternativa: Teuta Arifi për çdo ditë flet për konceptin e saj të gjelbër, por Tetova vazhdon të ketë mungesë të ujit

Partia opozitare Alternativa – Dega Tetovë,  gjatë ditës së sotme nëpërmjet një kumtese për media ka reaguar për mungesën e ujit në Tetovë. Nga kjo parti thonë se në kohën kur kryetarja e Komunës së Tetovës për çdo ditë flet për konceptin e saj të gjelbër, Tetova vazhdon me mungesë të ujit të mjaftueshëm, gjë që rrezikon edhe shëndetin e qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Qyteti i Tetovës ka kohë që jeton me probleme të pazgjidhura disavjeçare, siç janë kanalizimi e uji i pijshëm. Edhe pse qytetarët detyrohen t’u nënshtrohen harxhimeve shtesë financiare për instalimin e hidroforëve që në kohë pandemie edhe më tepër e rëndojnë buxhetin e tyre familjar, shpresa e tyre për ujë shpejt shuhet, pasi rezervuarët e hidroforëve kanë vështirësi që të mbushen me ujë”, thanë nga Alternativa.

Nga Alternativa- Dega Tetovë  thonë se do të vazhdojë ta ndjekë këtë problem disavjeçar, duke ia kujtuar edhe një herë znj. Arifi se butonin që e shtypi para zgjedhjeve të kaluara për ujë të pijshëm në Tetovë si duket ka qenë jo funksional.

“Andaj, në vend se të merret me propagandën e gjelbërt, le t’i zgjidhë problemet esenciale me të cilat përballen qytetarët e Tetovës”, shtuan nga Alternativa.

Në Tetovë nuk ka ujë, Komuna e paaftë për të zgjidhur problemin, qytetatët përgatisin padi

Ndryshe, Portalb raportoi se qendra e Tetovës dhe disa lagje në të, disa ditë po përballen me mungesë dhe ndërprerje të ujit kohë pas kohe. Kjo mungesë e ujit i ka frustruar qytetarët sepse jemi në mes të verës ku temperaturat ditëve të fundit arrijnë mbi dyzet gradë.

Sipas qytetarëve, Komuna e Tetovës në krye me Teuta Arifin nuk ka punuar mjaftueshëm për të gjetur zgjidhje permanente të problemit si dhe Ndërmarrja Publike Komunale me drejtorin Tushi Dervishi dhe ish drejtorin Xhelal Ceka asnjëherë nuk mbajnë përgjegjësi për këtë katastrofë ekologjike që po i ndodh qytetit afër Malit Sharr. Madje, një grup qytetarësh thonë se përgatisin padi ndaj disa ndërmarrjeve publike dhe funksionarë të komunës për mospërgjegjësi insitutcionale.

Mungesa e ujit në Tetovë nuk është diçka e re as për këtë verë. Qytetarët e Tetovës përballen vazhdimisht me mungesë të ujit edhe gjatë periudhave tjera të vitit, por gjendja vazhdon të jetë alarmante gjatë stinës së verës.

Rikujtojmë se Teuta Arifi kur kërkonte mandatin e dytë në #Debatpërnime në tetor 2017 premtoi se do të zgjidhë problemin me mungesën e ujit. Më pas në intervistë për Portalb në vitin 2018 ajo tha se do të ndryshojnë gypat e ujësjellësit për dy vite, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button