Gjermani, planifikohen masa të reja kundër COVID-19

Në Gjermani planifikohet të zbatohen disa rregulla të reja në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas tekstit të një dokumenti të përgatitur nga qeveria gjermane i publikuar në shtypin gjerman, vështirësohet edhe më shumë jetesa ditore e atyre që nuk janë vaksinuar kundër virusit.

Me rregullat e reja të përmbledhura si 3G, do të vendoset kushti i testit për hyrjet në të gjitha ambientet e mbyllura për të pavaksinuarit në vend.

Teksa të vaksinuarit ose ata që e kanë kaluar sëmundjen do të mund të hynë pa problem në ambientet e mbyllura, thuhet se të pa vaksinuarit ose ato që nuk e kanë kaluar sëmundjen do të jetë i detyrueshëm testi.

Gjithashtu që nga muaji tetor, të rriturit që nuk janë vaksinuar nuk do të mund të përfitojnë nga testet pa pagesë për COVID-19. Do të duhet që këto persona t’i paguajnë vetë pagesat për testin.

Do të vazhdohet të ofrohet testi pa pagesë për COVID-19 vetëm për personat që nuk janë vaksinuar për shkak të kushteve shëndetësore, për gratë shtatzëna, fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18-vjeçare.

Ndërkohë do të vazhdohet detyrimi për vendosjen e maskave në ambientet e mbyllura dhe në mjetet e transportit publik.

Rregullat në fjalë pritet që të njoftohet për opinionin publik pas takimit që kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të mbajë sot me kryeministrat e 16 rajoneve.

LEXO: Samiti i Coronës në Gjermani do t’u jep fund testeve falas

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button