38 turistë nga Maqedonia e Veriut janë evakuuar nga ishulli grek Evia

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë së Veriut ka informuar se 38 shtetas janë evakuuar nga ishulli grek Evia shkaku i zjarrit të madh që kaploi pjesë të ishullit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga MPJ informojnë se Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Athinë ka kontaktuar me disa agjenci turistike vendase që operojnë në Greqi, duke u informuar se në ishullin Evia të dielën ndodheshin gjithsej 39 turistë nga Maqedonia e Veriut.

Në njoftimin e MPJ-së thuhet se 38 prej tyre në mënyrë të sigurt kanë lëshuar ishullin duke shkuar në lokacione tjera turistike apo duke u kthyer në Maqedoninë e Veriut.

“Një shtetas i joni, i cili ka mbetur në ishullin Evia, është vendosur në pjesën jugore të ishullit që për momentin është vend i sigurt. Ambasada kontaktoi me personin dhe për momentin nuk ka rrezik nga zjarre në vendin ku është vendosur”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Gjithashtu theksohet se asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut nuk ka kërkuar ndihmë deri më tani, duke shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet greke.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button