RMV, dy ditë me radhë kaos në pikat e vaksinimit, prej se Qeveria paralajmëroi masa kufizuese për të pavaksinuarit

Edhe sot para pikave të vaksinimit në poliklinikat e Shkupit po ndodh kaos pasi Qeveria njoftoi të shtunën se nga 16 gushti do të duhet dëshmi vaksinimi për hyrje në ngjarje me mbi 30 persona, përfshirë objektet hotelerike, transmeton Portalb.mk.

Salla”Boris Trajkovski”, ku po zhvillohej vaksinimi masiv, qysh nga fillimi i muajit nuk punon si pikë vaksinimi, prandaj në Shkup, si vende vaksinimi mbetën poliklinikat “Jane Sandanski”, “Bukuresht” dhe “Çair”.

Gjatë ditës së djeshme, kishte një turmë të madhe njerëzish deri në mbylljen e poliklinikës “Jane Sandanski” në orën 19:00, ndërsa e njëjta turmë vazhdoi edhe këtë mëngjes qysh para orës 8:00. Para ploklinikës kishte 200-300 njerëz, pas çka personeli bëri lista speciale për marrjen e dozës së parë dhe të dytë. Infermierët dhe një mjek dolën dhe vaksinuan qytetarët që erdhën për dozën e parë, ndërsa  brenda pranoheshin ata që merrnin dozën e dyë. Policia është e pranishme para poliklinikës, por nuk arrin të vendosë rend.

Paralelisht me vaksinimin pa termin, zhvillohet edhe rivaksinimi i fëmijëve nga 12 deri në 16 vjeç, për të cilët vaksina “Fajzer” tej ne u miratua muajin e kaluar.

Ministria e Shëndetësisë mëngjesin e sotëm njoftoi se gjatë ditës së djeshme është vërejtur interes i shtuar ndjeshëm për vaksinim tek qytetarët.

“Në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 543.597 qytetarë. Doza e parë e vaksinës dje e pranuan 8.030 qytetarë, ndërsa dje u vaksinuan gjithsej 17.679 qytetarë. Në vend janë aplikuar gjithsej 982.645 doza vaksinasj, kurse janë rivaksinuar 439.048 qytetarë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button