RMV, janë sanksionuar 133 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme në territorin e Komunës Qendër

Nga Ndërmarrja Publike Parkingjet e Komunës Qendër njoftojnë se në bashkëpunim me Komunën Qendër dhe me Policinë Rrugore -Shkup  kanë sanksionuar 133 automjete të parkuara ilegalisht që pengonin rrjedhën normale dhe të sigurtë të trafikut, transmeton Portalb.mk.

Nga NP Parkingjet e Komunës Qendër thonë se në periudhën nga 03.08. deri më 08.08.2021, me ndihmën e automjeteve speciale të merimangave të NP Parkingjet e Komunës Qendër, u hoqën 75 automjete të parkuara ilegalisht, dhe me vendosjen e mjetit mekanik bllokues u sanksionuan 58 automjete që u ishin të parkuar në zonat që janë në dispozicion vetëm për banorët rezidentë.

“Për zgjidhje të përhershme të bllokimit të trafikut dhe problemit me parkimin e pahijshëm, është e nevojshme të kultivojmë kulturë më e madhe të trafikut” thanë nga NP Prakingjet e Komunës Qendër.

Nga NP Parkingjet e Komunës Qendër informojnë se në perudhën e ardhshme, sëbashku me SPB Shkup do të vazhdojnë me heqjen e përditshme të të gjitha makinave të parkuara ilegalisht dhe në mënyrë jo të duhur në komunën e Qendrës. Sipas tyre qëllimi është që të rrisin ndërgjegjësimin për trafikun në një nivel më të lartë dhe për të rritur sigurinë në trafik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button