MPJ bëri thirrje për kujdes gjatë udhëtimit në Greqi për shkak të zjarreve

Ministria e Punëve të Jashtme sot apeloi për kujdes gjatë udhëtimit apo qëndrimit në Greqi, për shkak të situatës me zjarret dhe informoi se, deri më tani asnjë shtetas i vendit nuk ka kërkuar ndihmë, transmeton Portalb.mk.

Siç theksuan nga MPJ, në ishullin grek Evia gjendet një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe ai është larg zonës së rrezikut, ndërsa shtetasit e tjerët janë evakuuar nga lokacionet e rrezikshme në të sigurta, të dielën më 8 gusht.

Përfaqësitë diplomatiko – konsullore të Maqedonisë së Veriut në Greqi përmes rrjeteve sociale, theksohet në njoftimin e MPJ-së, janë në komunikim të vazhdueshme me institucionet kompetente greke dhe për të gjitha informata opinioni do të njoftohet me kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button