RMV, Ministria e Shëndetësisë: gjatë ditës së djeshme ka pasur rritje të interesimit për vaksinim

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, ka pasur interes të shtuar për vaksinimin te qytetarët. Nga dita e djeshme, gjithsej 543.597 qytetarë janë vaksinuar në të gjithë vendin. Dozën e parë të vaksinës e morën 8,030 qytetarë, kurse u vaksinuan gjithsej 17,679 qytetarë, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se sipas shifrave të fundit, 66% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 63% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine, 59% e popullsisë mbi 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 48% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

“Qytetarët vaksinohen pa takim, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë vendit, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin vendbanim, fshat, vendbanim rural. Ueb-faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e takimeve për vaksinimin e fëmijëve”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri thonë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë.

“Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes dhe rezultatin e saj fatal”, theksuan nga Ministra e Shëndetësisë.

Në vend deri më tani janë aplikuar gjithsej 982,645 doza vaksinash, kurse me të dyja dozat janë vaksinuar 439,048 qytetarë.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarë masa të reja për frenimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit, teksa vendi ka regjistruar rritje të rasteve të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button