Ministria e Financave: Kompanitë e RMV-së do të mund të marrin pjesë në tenderët e NATO –s

Nga Ministria e Financave (MF) njoftojnë se kompanitë e Maqedonisë së Veriut do të mund të marrin pjesë në tenderet publike të NATO-s me buxhet vjetor prej rreth 5 miliardë euro, transmeton Portalb.mk.

“Ndryshimet në Ligjin për prokurime publike në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilat e mundësojnë këtë, publikohen në Gazetën Zyrtare. Me anë të këtij ligji përcaktohen procedurat sipas të cilave kompanitë e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në prokurimet publike për nevojat e tregut të NATO -s. Ligji rregullon edhe mënyrën e verifikimit dhe konfirmimit të plotësimit të kushteve për pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në procedurat e prokurimeve për nevojat e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe vendeve anëtare të saj”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Nga kjo ministri thonë se operatorët ekonomikë që dëshirojnë të marrin pjesë në procedurat lidhur me prokurimet  për nevojat e NATO-s dhe vendeve anëtare të saj regjistrohen në evidencën e operatorëve ekonomikë që mbahet nga Ministria e Mbrojtjes. Nga MF gjithashtu theksuan se  anëtarësimi në NATO duhet të veprojë si katalizator për rritjen ekonomike.

“Në shembullin e Bullgarisë, investimet e huaja direkte, analizuar pesë vjet para dhe pas anëtarësimit në NATO, janë pothuajse tre herë më të larta, përkatësisht nga 7% në 19.8 % të BPV-së. Në Shqipëri, ato janë dyfish më të larta ose nga 5% në 9% të BPV-së. Në Rumani, ka gjithashtu rritje nga 2.8% në 7.2% pas anëtarësimit në NATO, në Çeki nga 3.2% në 7.7%. Në vendet që iu bashkuan NATO-s në vitin 2004, rritja mesatare e eksportit u rrit nga 6.8% në periudhën para anëtarësimit të NATO-s, ndërsa në 11.8% në periudhën pas anëtarësimit në NATO, shtuan nga MF.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s prej më 27 Mars 2020, ku më 17 mars 2020 Spanja ratifikoi protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Me këtë përfundoi procesi i anëtarësimit, pasi Spanja ishte vendi i fundit që duhej të ratifikonte protokollin. Më herët këtë e kishin bërë edhe 28 vendet e tjera anëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button