RMV, një familje katër anëtarëshe për nevojat bazë në korrik i nevojiteshin mbi 34 mijë denarë – 5.400 më shumë se në maj

Një familje katër anëtarëshe në korrik i nevojiteshin 34.128 denarë për të mbuluar shpenzimet mujore bazë, tregojnë të dhënat e shportës sindikale që i përgatit Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Krahasuar me statistikat zyrtare të publikuara për pagën mujore të paguar në maj, shpenzimet e një familjej prej katër vetash janë më të larta për 5.407 denarë.

Më shumë para ose 14.417 denarë në korrik ishin të nevojshme për ushqim dhe pije, ndërsa 10.826 denarë për shpenzimet e përgjithshme. Për transport të nevojshme ishin minimum 2.528 denarë, ndërsa për higjienë 2.381 denarë.

Pjesa tjetër është për këpucë, veshje, ruajtjen shëndetësor dhe aktivitete kulturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button