K.Veriore kritikon stërvitjet e përbashkëta ushtarake K.Jugore-SHBA

Korea Veriore ka kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore për shkak të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un, i ka konsideruar stërvitjet “si akt i padëshiruar si vetë-shkatërrimit, për të cilin duhet paguar çmim”, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë Veriore, KCNA, transmeton REL.

Kim Yo Jong, zyrtare e lartë në Partinë e Punëtorëve të Koresë, ka thënë se stërvitjet verore “kërcënojnë sigurinë e njerëzve tanë dhe komplikojnë situatën në Gadishullin Korean”.

“Stërvitjet e rrezikshme ushtarake, që janë shtyrë përpara nga SHBA-ja dhe pala jugkoreane, pavarësisht paralajmërimeve tona të vazhdueshme, do t’i përballin ata me kërcënime më të mëdha për sigurinë”, është cituar të ketë thënë ajo.

Koreja Veriore do të rrisë kapacitetet për “sulme të fuqishme parandaluese”, ka thënë mes tjerash ajo.

Deklarata e saj vjen pas raportimeve se stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Koresë Jugore dhe SHBA-së do të nisin javën e ardhshme.

Stërvitjet 11-ditore kësaj here do të fokusohen në simulimet kompjuterike.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 28,500 ushtarë të stacionuar në Korenë Jugore, si parandalues të kërcënimeve nga Koreja Veriore.

Koreja Veriore veçse ka paralajmëruar Korenë Jugore kundër sërvitjeve të reja me SHBA-në në fillim të këtij muaji.

Paralajmërimi vjen vetëm disa ditë pas rikthimit të kanaleve të komunikimit mes dy Koreve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button