RMV, Ministria e Shëndetësisë: Janë detektuar 30 raste të variantit delta, vetëm vaksinimi do të parandalojë mbylljen

Deri më tani, në vend janë detektuar rreth 30 raste të variantit delta të kovid-19, i cili, siç theksohet nga Ministria e Shëndetësisë, po përhapet me shpejtësi kudo në botë dhe në rajon, kështu që ka shumë mundësi që e njejta gjë të ndodhe edhe ne vendin tonë. Prandaj, siç apelojnë, qytetarët duhet të vaksinohen në numër të madh për të mbrojtur veten dhe të gjithë ata i i rrethojnë .Të dhënat e Ministrisë tregojnë se dje janë regjistruar 143 raste të reja me covid-19 nga 3.101 teste. Dy pacientë vdiqën dhe 32 u shëruan, transmeton Portalb.mk.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se lloji delta i SarsKov2 e bën vaksinimin edhe më të rëndësishëm dhe për këtë arsye sa më shumë qytetarë të jetë e mundur duhet të vaksinohen për të shmangur mbylljen e sërishme, orën policotr dhe të ngjashme.

“Qytetarët duhet të tregojnë disiplinë të lartë, të vaksinohen, për të mbrojtur veten, familjen, fëmijët, miqtë, kolegët në punë. Masat që do të hyjnë në fuqi i shpallëm, ne nuk jemi i vetmi vend që do të vendos masa, masa shumë më kufizuese tashmë janë aplikuar në vendet e rajonit, Evropës dhe botës. Në përpjekje për të ruajtur shëndetin publik dhe kontrolluar rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve, që paraqet rrezik të mbingarkesës së sistemeve shëndetësore, gjithnjë e më shumë vende po obligojnë certifikatë të detyrueshme vaksinimi për qytetarët e tyre, për shfrytëzim të pandërprerë të vendeve dhe shërbimeve publike”, informojnë nga Ministria.

Për dallim prej vendeve tjera, ku vaksinimi është i detyrueshëm për kategori të caktuara profesionesh, në vendin tonë është e drejtë zgjedhjeje, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit.

“Prandaj, qytetarët që nuk janë vaksinuar deri më tani, janë në mëdyshje ose kanë dilemë rreth vaksinimit, të inkurajohen sa më shpejt që mundet dhe ta marrin vaksinën. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive, mbrojnë kundër komplikimeve të sëmundjes dhe vdekjes. Vetëm me imunizim masiv mund të parandalojmë përhapjen e mutacioneve të kovid-19″, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Danimarka, Austria dhe Hungaria ishin ndër vendet e para që prezantuan certifikatat shëndetësore në mars të këtij viti, të cilat akoma janë të obligueshme në Austri për të vizituar restorante, hotele dhe qendra sportive. Masa të tilla janë aktuale edhe në Portugali dhe Irlandë, ndërsa në Luksemburg janë më të rreptë dhe certifikata e vaksinimit është e detyrueshme edhe gjatë hyrjes në dyqane.

Obligimi për pasjen e certifikatës së vaksinimit në objektet e mbyllura hotelerike hyri në fuqi muajin e kaluar në Greqinë fqinje, kurse në Itali gjithashtu, për qëndrim në ambiente të mbyllura, qytetarëve u kërkohet të paraqesin dokument vaksinimi për marrjen e të paktën një doze, dëshmi se keni kaluar kovidin ose test PCR negativ, jo më të vjetër se 48 orë.

Certifikata e vaksinimit në Itali është e detyrueshme për mësuesit, qytetarët që përdorin transportin publik, për hyrje në kinema, muze dhe ngjarje sportive, por edhe për mysafirët në restorante. Vala e katërt e kovid-19 shkaktoi rritje të infeksioneve në Francë, ku hynë në fuqi masat për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë dhe paraqitjen e certifikatës ose testit negativ PCR për pjesëmarrje në vende publike, ngjarje me pjesëmarrje masive dhe përdorim të transportit publik.

Pas hyrjes në fuqi të masave, bilanci i popullsisë me dy doza të marra të vaksinës është 50 përqind. Përveç Evropës, shumë vende në botë, mes të cilave Shtetet e Bashkuara, fusin vaksinimin e detyrueshëm për kategori të caktuara të qytetarëve, por edhe certifikatë të detyrueshme të imunizimit për vizitë në vende publike, përdorimin e të mirave dhe shërbimeve publike.

Qeveria gjatë fundjavës solli vendim për masa të reja kufizuese me qëllim që të parandalimit të përhapjes së llojit të ri delta të koronavirusit dhe mos-mbushjes me shpejtësi spitaleve në vend. Masat duhet të hyjnë në fuqi më 15 gusht. Objekteve hotelerike u është lënë tetë ditë hapësirë për t’u riorganizuar, pasi tani është periudha e organizimit të dasmave dhe festave me ardhjen e gurbetçarëve në vend.

Dasma dhe festime pas 15 gushtit në ambiente të mbyllura nuk do të ketë, sipas masave të reja. Në të gjitha objektet hotelierike, teatrot, koncertet dhe ngjarjet e caktuara kulturore, seminaret…do të mund të marrin pjesë qytetarë që kanë certifikatë se kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Sipas ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, këto masa janë propozuar në kohën e duhur dhe janë paralajmëruar disa muaj më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button