Për një muaj u rritën çmimet e shitjes për 2.3% në Maqedoninë e Veriut

Çmimet e konsumit dhe shitjes me pakicë në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik janë rritur për 0.5%, gjegjësisht 2.3% në krahasim me muajin qershor. Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, rritja e çmimi me pakicë është për 5.4%, transmeton Portalb.mk.

“Rritje në indekset e kostove së jetesës në korrik 2021, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te cigaret për 0.9%, qumështi për 0.8%, frutat e freskëta dhe të ftohura ushqimet e papërmendura diku tjetër për 0.5%, bukë dhe drithëra për 0.4% , birra për 0.3%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që ulje në indekset e kostos së jetesës në korrik 2021, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar tek perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe frutave të tjerë me 9.6 %, vaj dhe yndyrë me 2.2%, verë me 1.6%, mish me 0.7%, djathë dhe gjizë me 0.3%.

“Në korrik, gjithashtu është vërejtur rritje në transportin ajror të udhëtarëve me 49.9 %, gaz për ekonomitë familjare me 8.4%, lëndë djegëse dhe lubrifikantë për automjetet e veta për 5.0, lëndë djegëse të lëngshme për familje me 4.7 %, aranzhmanet e paketave turistike me 3.4%, shërbimet e akomodimit me 2.2%, pajisje informacioni për përpunimin e të dhënave me 2.1%, etj”, raportojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button