Grubi: Pas 20 viteve është gjetur dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi sot ia ka dorëzuar Arkivit Shtetëror të RMV-së dokumentin origjinal të Marrëveshjes së Ohrit, që i njëjti të arkivohet, 20 vite pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje paqësore, transmeton Portalb.mk.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që pas dy dekadave, 20 viteve mungesë të dokumentit origjinal të Marrëveshjes së Ohrit, i nënshkruar nga 7 nënshkruesit e tij, më në fund arritëm ta gjejmë dhe ta dorëzojmë në vendin ku takon, në Arkivin Shtetëror. Unë i jam shumë falënderues drejtorit dhe zëvendësdrejtorit për takimin e sotëm dhe mundësinë që ta dorëzojë origjinalin e këtij dokumenti në vendin ku duhet të arkivohet”, tha Grubi.

Sipas tij, dokumenti origjinal është në vendin ku përket.

“Misioni i ministrisë që e udhëheq, gjatë këtij viti në 20 vjetorin e MO-së ishte që ta gjejë origjinalin e kësaj marrëveshje që e kanë nënshkruar 7 persona, sepse çdo vit në përvjetorin e MO-së, lajmi kryesor ishte se mungon origjinali i MO-së dhe ajo interpretohej si moskujdes i shtetit ndaj rëndësisë së MO-së. Kësaj i erdhi fundi dhe ndjej shumë kënaqësi që e gjetëm origjinalin e MO-së dhe ia dorëzuam Arkivit Shtetëror për kujdes të mëtejmë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button