Bekteshi: Të respektohen masat e reja që të shmanget vendosja e masave më të rrepta

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi iu ka bërë thirrje qytetarëve, posaçërisht objekteve hotelerike, t’i respektojnë masat për mbrojtjen e protokollove, pasi siç tha, vetëm në atë mënyrë do të parandalohet përhapja e korona virusit, transmeton Portalb.mk.

“Në vijmë në situatë që të vendosim “lokdowm” të plotë të ndonjë sektori të caktuar, ne sikurse edhe paraprakisht, do të vendosim masa ekonomike për mbyllje të plotë të sektorëve të caktuar”, tha ministri.

Ai sqaroi se, masat e miratuara nga Qeveria të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesi i këtij muaji, nuk janë për mbyllje të tërësishme të objekteve hotelerike, por vetëm për ata të cilët punojnë në ambiente të mbyllura.

“Ata nuk do të mund të punojnë. Për atë të cilët punojnë në të hapur, me kapacitet mbi 30 mysafirë, çdo kush që do të dëshirojë të hyjë, duket t’iu tregojë shërbimeve të rendit certifikatë që është vaksinuar. Objektet që janë me kapacitet nën 30 mysafirë, nuk janë të obliguar të kenë shërbime të rendit”, theksoi ai.

Qeveria në seancën e së shtunës miratoi disa vendime për parandalim të përhapjes së valës së re të Covid – 19. Siç informoi kryeministri, Zoran Zaev, Qeveria miratoi vendim që deri më 15 gusht të gjitha objektet hotelerike të regjistruara për ahengje mund të punojnë në ambiente të mbyllura, vetëm me respektim të respektimit të masave të Covid – 19, me plotësimin deri në 40 % të kapaciteteve dhe më së shumti 250 mysafirë, në pajtueshmëri me protokollet të cilat kanë qenë në fuqi, transmeton

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button