Grubi: Vendimi që Merko përsëri të jetë kandidat për kryetar të Strugës është i duhur

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Sistemit Politik, Artan Grubi, sot deklaroi se është i duhur vendimi që Ramiz Merko të jetë përsëri kandidat i BDI-së për kryetar të Strugës, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi është i duhur dhe është sjellë pas hulumtimeve disa mujore të cilat i kemi bërë bë kuadër të BDI-së. Kemi bërë anketa të posaçme në të gjitha qytetet edhe atë nga 1000 të anketuar në secilin prej këtyre qyteteve. Dhe na tregojnë se emrat që i kemi paraqitur dje në të vërtetë kanë më të mbështetur nga të gjithë qytetarët. Por, jo vetëm nga një bashkësi, por nga të gjitha bashkësitë, përfshirë edhe shembullin e Merkos”, tha Grubi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Arkivin Shtetëror.

Ai tha se, vlerësojnë se me këto kandidatë do të jenë fitues absolut të zgjedhjeve lokale më 17 tetor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button