Presidenti Pendarovski priti në takim aktivistët për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Presidenti Stevo Pendarovski dhe gruaja e tij Elizabeta Gjorgievska sot pritën aktivistë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara nga koalicioni “Menuvame”-Ndryshojmë, transmeton Portalb.mk.

Personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara në takim theksuan kërkesat e tyre për përmirësimin e gjendjes së tyre të përgjithshme. Të pakta, siç theksuan ata, janë kërkesa prioritare, për të rritur shumën që marrin si ndihmë për aftësinë e kufizuar dhe si ndihmë e veçantë për fëmijë, më tej të krijohet  regjistër për personat me aftësi të kufizuara dhe të hapen më shumë qendra të kujdesit ditor dhe qendra rehabilitimi. Në atë mënyrë, theksojnë nga “Menuvam”, personave me aftësi të kufizuara do t’u garantohet standard i përshtatshëm jetese.

Aktivistët shprehën edhe angazhimin e tyre për realizimin e të drejtave për barazi, jetë dinjitoze dhe përfshirje aktive në jetën e përgjithshme ekonomike, kulturore dhe sociale. Këto të drejta, siç theksohet nga “Menuvame” janë të garantuara në përputhje me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara të Kombeve të Bashkuara. E njëjta, nënvizuan ata, shteti e ratifikoi 10 vjet më parë, ndërsa implementimi thuajse nuk ka nisur fare.

Presidenti Pendarovski dhe gruaja e tij Gjorgievska shprehën mbështetje të plotë për kërkesat e përfaqësuesve të “Menuvame”. “Është e papranueshme që edhe më tej të jeni të margjinalizuar dhe pa të dreja”, u tha Presidenti Pendarovski. Në këtë drejtim, Pendarovski theksoi se, në përputhje me kompetencat e tij, do të përpiqet vazhdimisht që të përmirësojë pozitën e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

Nën moton, ‘Bëhu hero, dil dhe zgjidh gjithçka për jetë dinjitoze’, personat me aftësi të kufizuara sot më 9 gusht do të protestojnë para Qeverisë së Maqedonisë. Ata kërkojnë arritjen e të drejtave të barazisë, jetës dinjitoze dhe përfshirjes aktive në jetën e përgjithshme ekonomike, kulturore e sociale.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button