Zjarret në RMV, Angellov: Disa komuna luftojnë me zjarret aktive, por të gjithë fshatrat janë të sigurt

Zjarri pranë fshatit Budinarc në Pehçevë edhe më tej më seriozi nga disa zjarre aktive në Maqedoni dhe në shuarjen e tij marrin pjesë ekipet nga Sllovenia dhe Austria, si dhe një helikopter i ARM -së. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) thotë se terreni i paarritshëm dhe ndryshimi i ritmit të zjarrit janë faktorët që e bëjnë të vështirë shuarjen e tij, transmeton Portalb.mk.

“Zjarri nuk është afër fshatit Budinarc. Të gjitha fshatrat janë të sigurt, asnjëri prej tyre nuk rrezikohet drejtpërdrejt nga zjarret”, tha drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov.

Përveç këtij, zjarre aktive ka në komunat Saraj, Petrovec dhe Nagoriçanin e Vjetër, ndërsa zjarri në fshatrat e Dellçevës Razllovc dhe Nov Istevnik është nën kontroll, edhe pse ende nuk është shuar plotësisht.

Avioni rumun kundër shuarjes së zjarreve po operonte në afërsi të Prilepit, ku prej disa ditësh në tre lokacione pranë fshatit Toplicë ka zjarr.

Nga QMK informojnë se zjarrfikësit bullgarë që erdhën për të ndihmuar u larguan nga Maqedonia, ndërsa austriakët dhe sllovenët vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button