RMV, sot dhe nesër mbi 40 gradë, nga e mërkura do të ketë rënie të lehtë të temperaturave

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, transmeton Portalb.mk.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 31 deri në 41 gradë. Indeksi UV do të jetë 9, njoftoi Enti për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 38 gradë.

Nesër do të jetë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat maksimale në rajonet juglindore përsëri do të kalojnë 40 gradë. Të mërkurën do të ketë shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima, ndërsa kushte për shi lokal do të ketë edhe të enjten, kur temperaturat do të ulen për disa gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button