Bekteshi takoi gastronomët: T’i respektojmë protokollet që të ulet numri i të infektuarve

Pas vendimeve të mbrëmshme të Qeverisë, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka takuar përfaqësues të ndryshëm nga sektori i gastronomisë, ku janë diskutuar për protokollet dhe vendimet e reja të Qeverisë, njofton Portalb.

Bekteshi pas takimit ka deklaruar se kanë pasur një mbledhje shumë konstruktive ku janë dakorduar se një ndër prioritet mbetet shëndeti i qytetarëve dhe se duhet të respektohen protokollet të cilat janë në fuqi, që pikërisht gjatë periudhës që vijon të zvogëlohet edhe numri i të infektuarve dhe rasteve me COVID-19, e me qëllim që t’i jepet hapësirë Qeverisë dhe Komisionit për sëmundje infektive që mos të miratojë masa të reja restriktive.

Nga Ministria e Ekonomisë njoftojnë se ministri Bekteshi ka falënderuar të gjithë sektorin e gastronomisë për mirëkuptimin që kanë shprehur dhe ka siguruar se si Ministri do t’i mbmbështesin me masa të reja nëse do të ketë nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button