RMV, rreth 580 policë të angazhuar të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve

Gjatë natës së kaluar në aktivitetet për shuarje dhe parandalim të zjarreve në territorin e vendit, nga ana e MPB-së kanë qenë të angazhuar rreth 580 nëpunës policorë, janë realizuar 202 moto-patrulla dhe janë shfrytëzuar 172 automjete. Gjatë gjithë natës në terren janë edhe pjesëtarët e njësiteve speciale të policisë, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.

Më 7 gusht, nga ana e nëpunësve policorë janë privuar nga liria tre persona, për shkak të dyshimit se e kanë shkaktuar zjarrin për të cilin në ora 5:28 është denoncuar se ka shpërthyer mbi fshatin Strahojadica të Shkupit, me ç’rast është djegur bar i thatë dhe pyll i ulët.

“Nëpunësit policër në vendin prej nga ka filluar zjarri janë zënë dy automjete dhe persona të cilët kanë tentuar të ikin, por janë kapur, ndërsa në afërsi të automjeteve janë gjetur copëza bfa kabllo të shkrira. Personat janë arrestuar dhe po punohet në zbardhje të rastit, ndërsa zjarri është lokalizuar nga nëpunësit policorë”, thonë nga MPB.

Nga Ministria theksuan se të njëjtën ditë në Stacionin policor në Gazi Babë është arrestuar një person, ndërsa edhe një vetëm është denoncuar, lidhur me zjarrin i cili ka shpërthyer në rrugën “Zendal Xhemail”, në rajonin e Gazi Babës. Me ta është realizuar bisedë dhe po ndërmerren masa për zbardhje të rastit.

MPB apelon rreptësisht të respektohet ndalesa për lëvizje në pjesët pyjore, qytetarët maksimalisht të përmbahen nga ndezje të zjarreve, kallamishteve nëpër fusha, të mos hedhin mbeturina nga cigaret dhe të mos lënë shishe qelqi ose sende tjera, të cilat një kohë më të gjatë kanë qenë të lëna në diell, mund të shkaktojnë zjarr. Është e domsodoshme virgjilencë maksimale dhe sjellje tërësisht të përgjegjshme të çdo individi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button