RMV, katër persona janë lënduar në një aksident afër Rosomanit – dy janë nëpunës policorë

Katër persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot rreth mesditës në Rosoman. Dy nga të lënduarit janë nëpunës policorë, të gjithë janë dërguar në spitalin në Kavadar, shkruan MIA, njofton Portalb.

Një nga të lënduarit është me lëndime më të rënda trupore, ndërsa tre të tjerët janë më lehtë të lënduar. Aksidenti ka ndodhur në Rosoman midis automjetit të udhëtarëve “pasat” me targa të Velesit dhe automjetit policor “jeti”.

Mjeku kujdestar në Ndihmën e shpejtë në Kavadar, doktor Ratko Gërkov tha se dy nga të lënduarit më lehtë janë nëpunës policorë, një çolice dhe një polic. Të gjithë katër personat të moshës së mesme, janë dërguar në spitalin e Kavadarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button