RMV, janë shqiptuar 424 sanksione për vozitje të shpejtë në gjithë shtetin

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë aksionit të realizuar të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjete të cil[t lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ka sanksionuar 424 shoferë, njofton Portalb.

Nga MPB-ja informojnë se nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, 40 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa katër automjete kanë lëvizuar madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Madje, 225 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 199 jashtë vendbanimit.

Nga MPB-ja informojnë se aksionet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe apelojnë deri te pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për rrugë të sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button