RMV, aeroplani rumun do ta shuajë zjarrin në Komunën Petrovec, aktive zjarre edhe në rajonin e Shkupit

Aeroplani rumun sot do të intervenojë në zjarrin në fshatin Divje në vendin e quajtur Krushje në Komunën Petrovec, i cili është transferuar në territorin e Shkupit nga Komuna e Velesit. Kjo, siç theksoi ndihmë-udhëheqësja e Qendrës për Menaxhim me Kriza Marija Millkova në konferencën e sotme për shtyp, është dakorduar në koordinimin e sotëm të Shtabit kryesor, njofton Portalb.

“Aeroplani do të veprojë disa herë me qëllim që të lokalizohet zjarri. Do të doja të apelojë deri tek përdoruesit e dronëve, të cilët i përdorin në rajonet ku ka zjarre të mëdha, këtyre ditëve të mos i përdorin për arsye sigurie në hapësirat ajrore ku kemi zjarre, për shkak se u pengojnë aeroplanëve të cilët po i shuajnë zjarret. Mund të marrin leje që t’i përdorin në vendet ku është e sigurtë”, tha Millkova.

Ajo theksoi se zjarri në rajonin e Dellçevës në Istevnik të Ri mbrëmë ka marrë intensitet të ri në dy vatra të reja edhe atë në fshatrat Razllovci, Dragotivishte dhe Istevnik i Ri. Ata do të reagojnë forcat e ARM-së, MPB-së dhe NPK dhe Brigada territoriale zjarrfikëse nga Dellçeva dhe pjesëtarë të tjerë në qoftë se ka nevojë.

Zjarr aktiv, shtoi ajo, ka edhe në rajonin e Shkupit, në fshatrat Raoviq deri në Bukoviq ku mbrëmë nga ora 15:30 janë në terren dhe po intervenojnë banorët, Brigada zjarrfikëse dh ekipe nga EP Karaxhica.

“Në orën 8:15 sot shpërtheu zjarr i ri në Komunën Studeniçan midis fshatrave Cvetovë dhe Cërvnivërv. Në terren janë përfaqësues të EP Karaxhica dhe Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit. Mëngjesin e sotëm në orën 8:00 shpërtheu edhe një zjarr i ri në Komunën Veles në fshatin Ivankovci. Në terren është Brigada zjarrfikëse nga Velesi, EP Babuna dhe banorët lokal”, theksoi Millkova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button