MASH publikoi thirrje për financim të projekteve hulumtuese të institucioneve shkencore me veprimtari nga interersi i lartë strategjik dhe kombëtar

Në kuadër të buxhetit të saj për vitin 2021, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të pajtueshmërisë paraprake nga Qeveria, siguroi mjete shtesë për mbështetje të punës shkencore hulumtuese të institucioneve shkencore publike. Me mjetet është paraparë që të financohet realizimi i projekteve shkencore hulumtuese të këtyre institucioneve të pavarura shkencore të cilët ushtrojnë veprimtari nga interesi i lartë strategjik dhe kombëtar për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë dedikim është publikuar thirrje publike e cila është qasëse në këtë link, njofton Portalb.

Nga MASH-i informojnë se çdo institucion shkencor hulumtuese mund të dorëzojë fletëparaqitje për financim të më së shumti tre projekteve shkencore hulumtuese, ndërsa shuma e përgjithshme e cila do të ndahet për financim të një projekti është më së shumti deri në tre milionë denarë. Afati përfundimtar për dorëzim të fletëparaqitjeve është 20 shtator 2021. Shqyrtimin dhe rangimin e aplikacioneve do ta bëjnë komisione të veçanta të formuar për këtë dedikim.

“Duke pasur parasysh se shkenca, hulumtimi dhe inovacionet janë bartës kyç në gjithë progresin shoqëror-ekonomik të shtetit dhe një nga kushtet kryesore për integrim në Bashmimin Evropian, MASH dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në të ardhshmen do të vazhdojnë t’u kushtojnë vëmendje të posaçme zhvillimit të tyre. Në këtë drejtim, buxheti për shkencë në tre vitet e kaluara është rritur thuajse dyfish. Në mënyrë plotësuese, MASH-i punon në ndryshimin e tërësishëm të mënyrës së financimit të veprimtarisë shkencore hulumtuese përmes vendosjes së financimit programor dhe planor dhe vazhdim të financimit me grante. Gjithashtu, në përgatitje është Ligj i ri për veprimtari shkencore hulumtuese nga ana e grupit punues i përbërë nga përfaqësues të të gjithë universiteteve dhe përfaqësues të institucioneve shkencore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Qëllimi i angazhimeve dhe ndryshimeve të mëdha të cilët do të pasojnë edhe lidhur me ndryshimet e rregullativës ligjore dhe lidhur me sigurimin e sa më shumë mjeteve buxhetote për shkakencë, potencojnë nga MASH, është që të rritet pjesëmarrja e BPV-së në shkencë dhe t’i afrohet nivelit në të cilin ështl në vendet e BE-së.

Të premtën MASH publikoi edhe thirrje për shpërndarje të 17,3 milionë denarë të dedikuara për zhvillim të infrastrukturës laboratorike në kuadër të fakulteteve dhe institucioneve shkencore, ndërsa me qëllim të rritje së vëllimit të veprimtarisë shkencore hulumtuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button