Arifi thotë se tre herë i ka pastruar mbeturinat para “LOJA”-s, OJQ-të thonë se pastrohen vetëm kur vjen ndonjë ambasador

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Tetua Arifi sot përmes një statusi në Facebook ka shkruar se në një nga pjesët qendrore të qytetit ku bëhet grumbullimi mbeturinave dhe në të cilën ndodhen hapësirat e OJQ-së “LOJA”, mbeturinat janë pastruar tre herë me radhë, kurse nga OJQ-ja thonë se autoritetet komunale i pastrojnë vetëm kur vjen për vizitë ndonjë ambasador, shkruan Portalb.mk.

“Në qendër të qytetit! Intervenimi i tretë me radhë. Çdo ditë e njëjta storje! Në ditën për diell në hyrjen e organizatave jo qeveritare”, shkroi Arifi në Facebook, duke informuar se kjo pjesë është pastruar.

Menjëherë pas postimit të Arifit kanë reaguar edhe nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “LOJA” nëpërmjet një statusi në Facebook, ku thonë se kjo pjesë pastrohet vetëm kur vjen për vizitë ndonjë ambasador.

“No comment, vlerësojeni vet! Në qendër të qytetit! Çdo ditë e njëjta storje! Në ditën për diell në hyrjen e organizatave jo qeveritare (e vetmja pike për grumbullim e mbeturinave për më shumë se 100 bizneset e qendrës së re tregtare, e cila pastrohet vetëm kur vjen për vizitë ndonjë ambasador)! Turp!”, shkruan nga Loja në Facebook.

Edhe OJQ-ja “Eco Guerilla” reagoi nëpërmjet një statusi në Facebook ku thotë se gjendja në qendër është e njëjtë si nëpër të gjithë lagjet e tjera të Tetovës.

“Si nëpër krejt lagjet tona, ashtu edhe në qendër të qytetit! Çdo ditë e njëjta storje! Në ditën për diell në hyrjen e organizatave jo qeveritare (e vetmja pike për grumbullim e mbeturinave për më shumë se 100 bizneset e qendrës së re tregtare, e cila pastrohet vetëm kur vjen për vizitë ndonjë ambasador)! Turp!”, shkruan nga Eco Guerilla në Facebook.

Paraprakisht, gjithandej në qytetin e Tetovës ka pasur mbeturina të grumbulluara, të cilat nuk janë pastruar nga autoritetet komunale. Pos, mbeturinave të amvisërive, qytetarët kanë hedhur edhe gjësende shtëpiake, mobilje e madje edhe materiale ndërtimore. Një ndër pjesët me më shumë mbeturina për ditë me radhë, ishte edhe pjesa për të cilën kryetarja Arifi akuzon OJQ-të.

Si ka qenë gjendja me mbeturinat kohëve të fundit në Tetovë më mirë flasin pamjet e mëposhtme:

This slideshow requires JavaScript.

LEXO: Mbyllni hundët edhe sot, NPK premtoi se nesër do t’i pastrojë mbeturinat në Tetovë (VIDEO)

Nga ana tjetër autoritetet komunale për pastrimin e mbeturinave të qytetit të Tetovës, nuk kanë kohë t’u përgjigjen gazetarëve në lidhje me papastërtinë në qytet, pasi që janë “të zënë” nëpër mbledhje, derisa qytetarët vazhdojnë ta “durojnë” bërllokun dhe erën e keqe që përhapet nga papastërtia, në këtë kohë me temperatura të larta dhe në gjendje pandemie. Pavarësisht se kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi ka premtuar vazhdimisht transparencë, përfaqësuesit e komunës nuk i hapin telefonat e nuk kthejnë porosi ndaj pyetjeve gazetareske

LEXO: Tetova në mbeturina, përgjegjësit për pastërtinë 3 ditë nuk u përgjigjen thirrjeve pasi janë “në mbledhje”

Përderisa Tetova po ngulfatet nga mbeturinat, nuk merren masa të nevojshme për personat që hedhin mbeturina inerte, mobilje dhe material ndërtimore. Nga SPB Tetovë për Portalb.mk thanë se gjatë 6 muajve të parë të vitit 2021, janë regjistruar dy vepra penale në lidhje me ndotjen e mjedisit jetësor, nga hedhje e mbeturinave, mbeturinat e ndërtimit dhe materialet e tjera ndotëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button