“I erdhi radha”, dy muaj para zgjedhjeve filloi rikonstruimi i rrugës prej 240 metrave në Tetovë

Pas disa lajmeve të Portalb.mk, më në fund pas dy viteve ka filluar me punë rikonstruimi i rrugës afër Spitalit te Tetovës, “Jane Sandanski”. Komuna e Tetovës për këtë rrugë para afër dy viteve ka aplikuar në Bankën Botërore dhe nëse nuk do të miratohej do të ndanin para për vitin 2020, por e njëjta nuk u realizua as në këtë periudhë. Punimet kanë filluar gjatë ditës së sotme, dy muaj para zgjedhjeve lokale të tetorit, shkruan Portalb.mk.

Vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor, në Tetovë kanë filluar punimet për rikonstruimin e rrugës “Jane Sandanski”, që e lidh qendrën e qytetit me Spitalin e Tetovës, dhe Komunën e Tetovës. Për këtë ka njoftuar vetë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një status në fejsbukun e saj.

“Radha i erdhi rrugës “Jane Sandanski”.Pas ndërhyrjes infrastrukturore në rrugën tek Spitali deri tek Mulliri, vazhdojmë me aksin Jane Sandaski, një rrugë në qendër të qytetit dhe shumë e shfrytëzueshme nga qytetarët”, shkroi Tetuta Arifi në fejsbuk.

“Jane Sandanski” është një ndër rrugët kryesore në qytet që ka gjatësi rreth 240 metra. Ajo lidh dy pjesët më të frekuentuara të Tetovës me Spitalin e Qytetit si dhe është vetëm një minutë afër Komunës së Tetovës. Kjo rrugë ka qenë me dhjetëra gropa, asfalt të dëmtuar si dhe vetura të parkuara që kanë pamundësuar funksionimin normal të saj. Portalb.mk vazhdimisht ka lajmëruar për rrugët e dëmtuara dhe me gropa në Tetovë, ku një ndër to ishte edhe “Jane Sandanski”.

Në vitin 2019, nga Komuna e Tetovës thanë se kanë aplikuar në Bankën Botërore për këtë rrugë.

“Kemi aplikuar në bankën botërore për këtë rrugë, që lidhet me Spitalin e Tetovës dhe vazhdon për në JNA. Në qoftë se e njëjta nuk do të miratohet do e buxhetojmë vetë në planin e vitit 2020 për ndërtim”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Rruga "Jane Sandanski"
Rruga “Jane Sandanski”

Në qoftë se një qytetar do të duhej të shkonte me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës, ai do të duhej të përballet me dhjetëra gropa të cilat bëjnë kolona të gjata, asfalt të dëmtuar si dhe vetura të parkuara nga të dyja anët.

Ndryshe, qyteti i Tetovës ndër vite përballet me problemin e rrugëve me gropa kurse autoritetet komunale  nuk janë angazhuar mjaftueshëm për rregullimin e këtij problemi. Rikujtojmë se në mars të vitit të kaluar, Komuna e Tetovës përfitoi nga kredia 70 milionëshe e Qeverisë së RMV-së për rregullimin e dy lagjeve të cilat pas shumë kohësh janë rregulluar.

Foto: Të palarat në shesh, LOJA, Eco-Guerilla
Foto: Të palarat në shesh, LOJA, Eco-Guerilla

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button