Rikthehen skandalet me harxhimin e parave evropiane!

Mbi 1,3 milion euro, para nga fondet evropiane janë harxhuar në mënyrë të dyshimtë, duke përfituar kështu organizata të dyshimta dhe thuajse anonime në Maqedoni. Rezultatet e tyre janë të padukshme ndërsa kanë marrë para.

Edhe përkundër skandalit para dy viteve kur u keqpërdorën paratë evropiane nga ish drejtori i Agjencisë nacionale për programe edukative evropiane dhe mobiliet (ANPEEM), Boshko Nellkovski, agjencia e njëjtë nuk ndalet por vazhdon të jep projekte në mënyrë të padrejtë dhe të dyshimtë të njëjtave organizata joqeveritare. Këto informata u shpalosën sot në Shkup nga Qendrës Maqedonase për Arsimim Evropian (QMAE) e cila ka bërë hulumtim lidhur me këtë çështje dhe kërkon hetim nga Qeveria për tu vërtetuar se ku shkojnë këto para.

“Maqedonia mund ti merr paratë evropiane nga fondet IPA për programin “Të rinjtë në aksion” vetëm  përmes kësaj Agjencie. Tre vite i kishim të ngrira paratë si pasojë e skandalit me Nellkovskin i cili, nuk u dënua por vetëm u dorëhoq,  ndërsa tani pasi që na dhanë të drejtën për ti shfrytëzuar sërish paratë, e shohim se Agjencia përsëri u jep projekte organizatave të njëjta, të dyshimta, pa adresë, të panjohura. Analiza jonë tregon se mbi 1.3 milionë euro janë të dyshimta dhe duhet të dëshmohet se këtu ka diçka” tha drejtoresha e QMAE, Lidija Dimova. 

Ajo theksoi se organizatat që kanë marrë para nga ANPEEM janë të dyshimta sepse behët fjalë për themelues të njëjtë që ka dërguar projekte të ndryshme nga një adresë, personat përgjegjës për projektet janë të lidhur drejtpërsëdrejti me të punësuarit në ANPEEM. Madje, organizatat nuk i shpalosin adresat e vërteta ndërsa ka dhe prej tyre që një grup e organizatave kanë një adresë të vetme. 

“Ne do të kërkojmë nga Brukseli sqarim se çfarë në fakt është bërë me këto projekte, cili është rezultati dhe efekti i tyre realisht. Kush ka konkurruar dhe çfarë kanë bërë? Por kërkojmë dhe nga Qeveria të merr masa urgjente për të sanuar këtë situatë që në vitin 2010 nuk u bë. Të bëhet revizion komplet i punës së ANPEEM” tha Dimova duke paralajmëruar se do të formohet një koalicion i përbashkët i organizatave të cilat do të kërkojnë llogari nga Brukseli dhe Qeveria për këto para të harxhuara në mënyrë të dyshimtë.

Raporti i QMAE mund të gjendet në këtë link: QMAE Raport /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button