RMV, arriti avioni rumun me kapacitet të madh i cili do të kyçet në luftën kundër zjarreve

Avioni C-27 Spartan i aviacionit rumun ushtarak, i cili është i specializuar për shuarjen e zjarreve dhe ka kapacitet për veprimtari me 6 tonë ujë ndaj zjarreve, ka arritur në vend dhe mund menjëherë të fillojë me operacion për shuarje të zjarreve. Avionit do të veprojë në rajonin e Berovës, informoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Portalb.mk.

Nga kjo ministri njoftuan se së shpejti pritet që të arrijë edhe një avion rumun i cili do të sjellë kontejnerë dhe pajisje shtesë shoqëruese në mbështetje në ballafaqimin me zjarret.

Mbështetja e Rumanisë, vjen pas kërkesës së ministres Shekerinska drejtuar homologut të saj rumun, Nikolae Jonel Çuka, për ndihmë urgjente në ballafaqimin me zjarret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button