RMV, arriti helikopteri për shuarjen e zjarreve nga Rumania, pritet të vijë edhe një avion “Herkules 530”

Helikopteri i specializuar “Kanader T21” për shuarjen e zjarreve ka arritur nga Rumania, ndërsa pas dite pritet edhe një avion “Herkules 530”, i cili është me pajisje më bashkëkohore, sjell pajisje shoqëruese për shuarjen e zjarrit, zjarrfikës dhe resurse shoqëruese materiale teknike për shuarjen e zjarrit. Ndihma do të shpërndahet aty ku është gjendja më kritike, kumtoi sot në konferencë për media ndihmës udhëheqësja e Sektorit për operacioni dhe koordinim në Qendrën për Menaxhim me Kriza, Marija Milkova, transmeton Portalb.mk.

Udhëheqësi i këtij sektori, Goran Stojanovski sqaroi se, avioni “Herkules 530” është për mallra dhe i përshtatshëm në mënyrë shtesë për shuarjen e zjarreve. Ai tha se, qendra operuese sot do të vendosë prej ku do të mbushet me ujë ky avion, duke pasur parasysh se me rregullat e UNESCO-s, kjo është e ndaluar në Liqenin e Ohrit.

“Kemi dy mundësi – Liqenin e Prespës dhe një nga liqenet më të mëdha artificiale, kështu që sot do të vendosim si do të realizohet ajo dhe besoj se sot në orën 17 do të kemi informatë të qartë për mënyrën dhe procesin e procedurës dhe veprimtarinë e tij”, tha Stojanovski.

Ai beson se me këto mjete materialo – teknike të cilat përdoren për zjarre të mëdha do të jenë të mirëseardhura duke pasur parasysh predispozitat kohore të cilat priten – me diell, kohë e ngrohtë dhe mundësi për zhvillim shtesë të situatës me zjarre shtesë do të kontribuojë shumë që të mund të ballafaqim me to.

Në lidhje me gjendjen me zjarret Stojanovski tha se momentalisht Pehçeva është më kritike. Në Shtip ka përsëri reaktivizim të zjarrit në Krivi Dell dhe aty ka 35 ushtarë dhe ekipe të zjarrfikësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button