RMV, MPB: Personi i pestë i arrestuar për shkaktim të zjarrit

Lidhur me zjarrin në fshatin Dobridoll të Gostivarit, i cili është lokalizuar, sonte nëpunës policorë nga Gostivari e kanë privuar nga liria N.B.(34) nga i njëjti vend për shkak të dyshimit se e ka shkaktuar zjarrin, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.

Nga MPB njoftojnë se pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë adekuate.

“Ky është personi i pestë i arrestuar lidhur me dyshime për shkaktim të zjarrit në tre ditët e fundit. Gjatë ditës së sotme janë arrestuar nga një person për zjarret në rajonin e Prilepit dhe Radovishit, mbrëmë për zjarr në Resnjë, ndërsa më 4 gusht 2021 është privuar nga liria një shtetas i Shqipërisë për zjarrin mbi fshatin Pozharan., Komuna Vrapçisht. Ndërkohë, nëçunës policorë po veprojnë edhe lidhur me dy personat e dyshuar për zjarrin në Ballcë dhe në koordinim me prokurorin publik për zjarrin afër Nagoriçanit të Vjetër”, potencojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button