Presidenti Pendarovski vizitoi rajonet e goditura nga zjarret Pehçevën dhe Dellçevën

Presidenti dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura Stevo Pendarovski sonte i vizitoi pjesëtarët e Armatës në Qendrën operative të Brigadës së parë këmbësorike në fshatin Trabotivishte të Dellçevës, e cila është një nga rajonet më kritike të goditura nga zjarri në shtet, njofton Portalb.

Ata e kanë informuar për aktivitetet në disa ditët e kaluara dhe obligimet e tyre si mbështetje në shuarjen e zjarreve në këtë rajon.

“Ajo që dëgjova të fundit nga brifingu i fundit nga Armata është se situata është nën kontroll, që është gjë e mirë. Unë shpresoj se edhe kushtet e motit, me më pak erë, gjatë ditëve të ardhshme do të shkojë në dobinë tonë. Përndryshe, nuk mundeshim vetëm, nuk mundeshim këtë ta kontrollojm, Armata ishte goditja e përpjekjeve të përbashkëta të institucioneve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, megjithatë mund të them dhe t’u falënderohem edhe shteteve të cilat na ndihmuan në këto përpjekje të përbashkëta”, ka theksuar presidenti Pendarovski.

Pendarovski ka potencuar se në këtë rajon në 4-5 ditët e fundit ka më shumë zjarre dhe për këtë arsye edhe pjesa më e madhe e njësiteve të armatës janë të koncentruar këtu.

Presidenti Pendarovski, siç njoftoi kabineti i tij, e ka theksuar rëndësinë nga ndihma dhe mbështetja e dhënë nga Bullgaria, Sllovenia, Austria dhe Serbia. Duke u falënderuar edhe për mbështetjen nga Bashkimi Evropian, gjegjësisht, Agjencisë për mbrojtje civile dhe ndihmë humanitare, presidenti Pendarovski ka theksuar se vendi, në mëngjes, ka marrë qysje deri te sistemi i përbashkët satelitor i BE-së, që jashtëzakonisht do të kontribuojë për paralajmërim të hershëm nga zjarre në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button