Në Shqipëri pothuajse çdo ditë vidhet 1 makinë

Në Shqipëri pothuajse çdo ditë vidhet 1 makinë. Në pjesën dërrmuese të rasteve të denoncuara policia shfaqet e pafuqishme për të reaguar duke mos identifikuar autorët. Kjo pasi agresorët kujdesen të shmangin edhe kamerat e sigurisë, duke e ruajtur prej ditësh prenë ose zonën që sulmojnë.

Në një video të siguruar nga Ora News shikohet se si në pak sekonda një makinë Range Rover grabitet nga më shume se 3 persona.

Nga pamjet kuptohet se autorët e njohin mirë zonën por edhe objektivin e tyre.

Një pjesë e mjeteve përdoren edhe në ngjarje kriminale  dhe të tjera për çmontim në pika të ndryshmë skrapi, kundrejt një pagese jo shumë të madhe.

Përpos kësaj një tjeter problem shqetësues është vjedhja e targave të makinave.

Kryesisht sipas burimeve janë të huaja.

Nisur edhe nga kjo situatë shqetsuese, policia apelon të gjithë personat që bien pre e grabitjeve të denoncojnë menjëhere në komisariat në mënyrë që edhe policia të marrë të dhëna të sakta në lidhje më mënyrën e grabitjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button