Paraburgim për 26 vjeçarin nga Shkupi pasi në shtëpinë e tij u gjetën municion që është e ndaluar për qytetarët

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për 26 vjeçarin nga Çairi i Shkupit si i dyshuar për armëmbajtje pa leje, transmeton Portalb.mk.

Armëmbajtja pa leje, si dhe përpunimi dhe shitja e tyre është e dënueshme si vepër penale në bazë të nenit 296, paragrafi 2 në lidhje me paragrafit 1 nga Kodi Penal.

“I dyshuari 26 vjeçar, në shtëpinë e tij në rrugën “Brigada maqedonase-kosovare” në Shkup, pa autorizim ka mbajtur municion i cili te qytetarët është i ndaluar – 62 plumba të kalibrit të ndryshëm”, raportojnë nga Prokuroria Themelore Publike, duke kërkuar nga Gjykata Penale edhe paraburgimin e tij si një masë sigurie.

Raportohet se municioni është gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë së tij një natë më herët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button