Zyrtare: Atalanta e transferoi futbollistin e Juventusit

Atalanta zyrtarizoi një goditje të rëndësishme për mbrojtjen, klubi bergamask ka njoftuar blerjen përfundimtare të Merih Demiral nga Juventusi, futbollist i cili ka qenë pjesë er Zonjës së Vjetër nga viti 2019, ndërsa pak javë më parë ishte pjesë e Turqisë në finalet e Europianit, por pa lënë gjurmë pozitive, transmeton SS.

Demiral u transferua tek Atalanta në huazim me të drejtën e blerjes. Kështu përfundon përvoja e futbollistit turk tek Juventusi, e karakterizuar nga 32 paraqitje dhe 1 gol, por edhe paraqitje të shkëlqyera.

Ndryshe, paraqitjet e mbrojtësit turk nuk ishin në nivel të pritshmërive, duke llogaritur në dëmtimet e shumta që i pësoi ai derisa luajti në Juventus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button